autobuzet-elbasanNuk janë mbledhur për miting, por presin të ikin në qytetin e tyre, në Elbasan. Të rritur, të moshuar, fëmijë dhe studentë, të ngarkuar me bagazhe kanë orë të tëra që presin ulur në trotuare e ku të munden.

Autobusët nuk e përballojne fluksin e pasagjerëve dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh që prej ndalimit që furgonët të kthehen me pasagjerë nga destinacionet

Ky është një hall i përditshëm i këtyre qytetarëve të cilët humbasin kohë dhe ditë pune në kërkim të një vendi në autobusët e linjës Tiranë – Elbasan