Ralf Gjoni akuza Varhelyit: Ke gënjyer në progres-raportin për Shqipërinë



Ralf Gjoni akuza Varhelyit: Ke gënjyer në progres-raportin për Shqipërinë

17:02 07/10/2020

Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni, në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë ka hedhur akuza kundër Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, se ky i fundit ka gënjyer në progres-raportin për Shqipërinë.

Gjoni u shpreh se donte që të kishte përballë komisionerin, se nuk është bërë përpjekje për të arritur konsensus për Reformën Zgjedhore, por janë bërë tëluajtur me këtë reformë.

“Varhelyi ka thënë disa të pavërteta në raportin e fundit të Komisionit Europian dhe dua të përqëndrohem vetëm tek një. Ka thënë se janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për reformën zgjedhore në Shqipëri dhe lavdëroi 5 qershorin. Kjo është e pavërtetë do i thoja Varhelyit sot nëse do të ishte këtu sot. Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të luajtur me reformën zgjedhore. Varhelyi ka ardhur koha që në Shqipëri të flasim si homologët tane europianë dhe të flasim.

Është komisioneri i zgjerimit dhe përfaqëson emërimi i Varhelyi është e njohur u përshëndet nga dy lider në rajon, Vuçiç dhe Dodik. Varheluyi duhet ta dijë se nuk i përket këtij klubi. Nuk ka vend për vlera subjektive, Putini në këtë vend. Varhelyi nuk duhet të kthehet në një autokrat Brukseli“, u shpreh ndër të tjera deputeti Gjoni.

Po ashtu opozitari tha se Shqipëria po kthehet në një vend mysliman me gra që bulohendhe hodhi akuza se po punohet kundër vendit për ta shpopulluar. Ai tha se ka lënë Evropnën për Shqipërinë, që të jetë një vend më i mirë, por shtoi se vendi po shkon drejt greminës./tvklan.al






Të ngjashme