Kryeministri Edi Rama ishte i prerë kur tha se nuk do të ketë shtyrje të zdhedhjeve të Qershorit, pasi kjo është në shkelje të Kushtetutës.

“Nuk është utopi, por shkelje e kushtetutës dhe kjo është shumë e thjesht, kështu që ka 1000 mijë gjëra për të dialoguar, ata e thonë çdo ditë se nuk duan as karrige, as pushtet, duan që Shqipëria të jetë më e mirë, por që kjo e fundit të jetë më e mirë ka nevojë për shumë gjëra që duhet të ndodhin dhe duhen bërë. Ka reforma të rëndësishme që duhen bërë. Autobusi i 30 Qershorit iku dhe kur qëndroi në stacion në hipëm, ata nuk hipën”

.

Edhe në këtë dalje për mediat, kryeministri deklaroi se tani është koha vetëm për të dialoguar me opozitën dhe se ai nuk ka asnjë kusht për ti vendosur asaj.

“Treni i 2021 vjen shpejt sepse dy vjet kaluan. Kur ishte dita që u bë marrëveshja me PD ? Të premten bën 2 vjetorin. A nuk ju duket sikur ka ndodhur pak kohë përpara ? Ata kanë shumë gjëra për të thënë për procesin zgjedhor, për legjislacionin për shumë gjëra të tjera, në kemi idetë tona po ashtu. Është koha për tu ulur dhe për të diskutuar. Dialogu është i hapur, unë nuk vë kushte”.

/tvklan.al