Shpeshherë kryeministri Edi Rama është kritikuar për veshjen e tij dhe mbi të gjitha për atletet e “famshme”. Por ndryshe nga herët e tjera, Rama sonte në “Zonë e Lirë” kishte veshur këpucë serioze.

Drejtuesi i emisionit Arian Çani vuri re që për shkak të gjatësisë kryeministrit i preknin këmbët në banak, por ai tha se është mësuar me këtë gjë, pasi që i vogël i duhej të shtonte krevatin, sepse nuk e nxinte.

Arian Çani: Nuk je mirë më duket aty ngaqë je shumë i gjatë këmbët e tua arrijnë mbi banak.

Edi Rama:

Si do më ndihmosh, do më heqësh këpucët? Mos shiko këmbët e mia, më shiko mua.

Arian Çani: Unë vdes për këto detaje…

Edi Rama:

S’ka problem se jam mësuar qëkur isha i vogël, shtoja krevatin me një stol. Mos ki merak për mua se jam mësuar

.

/tvklan.al