Kryeministria ka dorëzuar në Presidencë kërkesat për dekretimin e ministrave të rinj të qeverisë. Presidenti Ilir Meta ka afat 7 ditë për të dekretuar lirimin nga detyra të ministrave të shkarkuar dhe për të dekretuar emërimin e ministrave të rinj, që u prezantuan nga Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në fund të Dhjetorit 2018.

Shtatë ministra janë ndryshuar të cilët pritet të dekretohen për të marrë detyrën e re. Po kështu, edhe zv/Kryeministrja Senida Mesi është zëvendësuar nga Erjon Braçe. Ministrat e rinj, pasi të dekretohen nga Presidenti, pritet të votohen në Parlament në seancën e 21 Janarit.

Tek Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini.

Tek Ministria e Financave, Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj.

Tek Ministria e Energjetikës, Damian Gjiknuri zëvendësohet nga Belinda Balluku.

Tek Ministria e Jashtme, Ditmir Bushati zëvendësohet nga Gent Caka.

Tek Ministria e Bujqësisë, Niko Peleshi zëvendësohet nga Bledi Çuçi.

Tek Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato zëvendësohet nga Eduard Shalsi.

Tek Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro zëvendësohet nga Elva Margariti.

Rikthehet Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, emërohet Elisa Spiropali. /

tvklan.al