Ruçi lë mandatin dhe tërhiqet nga politika

Kongresin e jashtëzakonshëm pas mandatit të tretë që fituan në zgjedhje, socialistët e kremtuan së bashku me ditëlindjen e 30-të partisë në stadiumin “Air Albania”. E konceptuar më së shumti si një festë, 3 dekada rrugëtim të Partisë Socialiste erdhi përmes një dokumentari, që u pasua nga një surprizë, largimi nga jeta politika dhe pozicionet drejtuese në selinë rozë e Gramoz Ruçit.

Ky vendim i Ruçit nuk e gjeti aspak të papërgatitur, madje përpara delegatëve Rama nuk e fshehu admirimin për t’u ngritur një ditë në nivelin e tij.

Por deri në marrjen e atij vendimi, lideri historik i socialistëve, Fatos Nano, përmes një videomesazhi i kujtoi misionin që duhet të përmbushë, për të çuar përpara reformat dhe veçanërisht ato në luftën kundër korrupsionit.

Dhe në rrugëtimin që shënoi jo pak përplasje mes tyre, nuk mungoi një falenderim i fundit.

Në këtë përvjetor të 30 të socialistëve tha se vinte me një fitore historike pas mandatit të tretë qeverisës, përballë kundërshtarëve që e akuzojnë për masakër elektorale. Motiv në misionin e ri që i besuan shqiptarët në 25 Prill nuk ka vetëm vijimin e punëve të lëna në mes, por luftën pa kompromis me këdo, qoftë ky edhe brenda familjes së tij politike.

Ndaj dhe paralajmërimin e radhës e pati për ata që i cilësoi parazitë në sektorin publik, teksa lançoi krijimin e një Këshilli Kombëtar, ku qytetarët tha se do të pyeten çdo vit për çështjet e mëdha.

Krahas vizionit që shpalosi për Shqipërinë  e 2030-s, pa shigjetuar nuk la edhe zgjedhjet për kreun e ri të demokratëve,  si dhe vendimin e DASH-it ndaj Sali Berishës.

Pas fjalës së Kryeministrit, ministrat prezantuan disa nga projektet e mandatit të tretë, ku ra në sy linja e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi për infrastrukturën, autonomia spitalore në shëndetësi dhe mbështetja e institucioneve të drejtësisë në disa prej çështjeve më të rëndësishme që janë rihapur.

Tv Klan