Basha: Po kanabizon vendin për të blerë zgjedhjet

Qeveria ka në përfundim draftin që mundëson legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësorë.  Kryeministri deklaron se për të është marrë dhe opinion i ndërkombëtarëve.

“Ne nuk bëjmë asnjëherë një punë të pakonsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj, dhe ekspertët e huaj të nivelit më të lartë. Kështu që dhe për këtë draft kemi konsultuar ekspertë të huaj, ekspert tanët. Ne nuk kemi ardhur këtu të shpikim asgjë, kemi ardhur këtu të mësojmë sa më shumë nga të tjerët dhe të adaptojmë mësimet tona nga të tjerët në kushtet e Shqipërisë”.

Por Lulzim Basha më herët në konferencën për shtyp e vlerësoi këtë hap të qeverisë si kanabizimin e vendit për të blerë zgjedhjet .

Në rajon në ligji do të miratohet, Shqipëria do të jetë vendi i dytë pas Maqedonisë së Veriut që legalizon kultivimin e kanabisit.

Tv Klan