Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku tregon rikonstruksionin e qendrës shëndetësore në Haxhias të Elbasanit.

Në postimin e tij kreu i qeverisë bën premtimin se brenda vitit 2019 do të rikonstruktohen edhe shume qendra të tjera shëndetësore.

“Mirëmëngjesi dhe duke ju kërkuar të mos mërziteni, se do keni plot 300 nga këto brenda këtij mandati, ju uroj një ditë të mbarë”,

shkruan Rama.

/tvklan.al