Çelsin për të luftuar korrupsionin kryeministri Edi Rama e sheh tek reformat, pasi filozofia tij është se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet por e kundërta.

I ftuar të flasë në një simpozium për korrupsionin Rama renditi të gjitha reformat që qeveria e tij ka ndërmarre në sektorët që preken më shumë nga ky fenomen që kanë të bëjnë me atë të shërbimeve si hipotekat, shëndetësia, energjetika por dhe arsimi.

Por, pavarësisht se nënvizon rëndësinë që transformimi i shërbimeve, kryeministri sheh si domosdoshmëri fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi./ Tv Klan