Kryeministri Edi Rama teksa ka komentuar progres-raportin e Komisionit Evropian, ka listuar disa gjetje që ky raport thekson për vendin tonë.

Rama u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave, por nuk është gati për të qenë anëtare me të drejta të plota.

Dua të them shumë shkurt se së pari raporti e vulos se Shqipëria vjen nga një proces zgjedhor i padiskutueshëm në pikëpamje të integritetit. Së dyti ka vijuar të përparojë në reformat kuçe që janë reforma të shtet-ndërtimit, duke filluar që nga Reforma në Drejtësi dhe Vetting-u shtet si sukses. Ku lufta nga krimit të organizuar dhe korrupsionit që huhet se po përparon. Ku respekti për liritë dhe të drejtat e njeriut konfirmohet si proces bazik në vendin tonë.

Ku politika dhe barazia gjinore vlerësohet. Ku progresi në funksion të një ekonomie tregu, përtej pengesave referohet si një përpjekje që përparon. Këto janë pikat kyçe, nga ana tjetër që të jemi të qartë, raporti nuk është vetëm një dokument që bën vlerësime pozitive, por është një dokument që nxjerr në pah problemet për të përparuar më tutje. Ne e dimë që nuk mund të bëhemi anëtarë me të BE”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë./tvklan.al