Rama: Lufta me Covid-in nuk mund t’i lihet në 25 Prill opozitës



Rama: Lufta me Covid-in nuk mund t’i lihet në 25 Prill opozitës

15:54 04/03/2021

Ftesë Najada Çomos të bëhet deputete e PS

Pas renditi të gjitha ato që i cilësoi si arritje të qeverisë së tij në 8 vite në sektorin e shëndetësisë, Edi Rama kërkoi që tani, në mesin e luftës me Covid-19, shqiptarët t’i besojnë një mandat të tretë, për ta çuar deri në fund këtë betejë. Kjo, pasi sipas tij, opozita nuk është e aftë të marrë përsipër këtë sfidë dhe për ta bërë më të besueshme, ai sjell qëndrimin e një prej përfaqësueseve opozitarë.

Në aktivitetin e fokusuar tek shëndetësia, Rama zyrtarizoi një lëvizje të përsëritur në korridoret e selisë rozë, ftesën publike për t’u bërë pjesë e ekipit të tij parlamentar për shefen e Infektivit, mjeken Najada Çomo, që është njëherësh dhe anëtare e Komitetit të Ekspertëve për Pandeminë. Ftesë që edhe pse nuk mori me zë publikisht përgjigje, u mirëpranua nga znj.Çomo.

Besimin se mandati i tretë nuk është i pamundur, Rama e sheh tek aftësitë personale të treguar, për të bërë Shqipërinë të buzëqeshë, duke i siguruar vaksinën.

Foli dhe për akuzat për oligarkët që kanë marrë pjesë të majme të buxhetit të shëndetësisë, duke përsëritur se këto projekte i kanë ndryshuar faqen spitaleve dhe cilësinë e shërbimeve mjekësore qytetarëve.

Tv Klan







Të ngjashme