“Marrim nga 74 në 78 mandate deputetësh”

I prekur nga pritja me këngë që i bën banorët e Kuçit, Edi Rama iu zbuloi strategjinë elektorale me objektivat për mandatet që do të marrin në 25 Prill.

“Pse 74 deri në 78 se këtu mund të na bëjnë ndonjë gol, ndërsa në të gjithë zonën poshtë penalltinë e gjuajmë ne. Po bëri ky ndonjë tërmet të madh shkojmë dhe 80 ne”.

Në takimin elektoral në qendrën historike të rikonstruktuar të Vlorës, Rama akuzoi Presidentin se është prapa dhe një skenari të ngjashëm me atë të Rinasit në burgje.

“Sot pash një shenjë tjetër, revoltë e policëve të burgjeve”.

Me presidentin u mor gjatë, herë duke e akuzuar e herë duke e ironizuar.

“Mua më thanë që do japë dekorata për një parukiere këtu në Vlorë”.

Demokratëve ju tregoi se kush është fati i koalicioneve me LSI.

“I mjel, ua bën cicat e lopës copë edhe përfundon Partia Demokratike nga lopë në  lepur”.

Por veç keqardhjes, demokratët i akuzoi se kanë ardhur në Vlore me një listë që do të vendosë në jetë planin e zaptimit të pronave.

“Kanë ardhur këtu me një plan që pikën e para do shfuqizoj ligjin  e pronave”.

Renditi gjithë projektet e socialistëve për transformimin e këtij qyteti, dhe ju kujtoi se vota për mandatin e 3 është vota për vijimin e tyre.

“Ka ardhur koha që në Shkodër thonë të na bëni si Vlora”.

Në inspektimin e punimeve të saponisura për rrugën Peshkëpi-Selenicë përsëriti akuzat për Meteën që tentoi bllokimin e këtij projekti.

Ndërsa në inspektimin e rrugës së Lumit të Vlorës iu kujtoi vlonjatëve se është një premtim i mbajtur vetëm nga ai pavarësisht se prej 100 vitesh përsëritej nga paraardhësit ky premtim.

Tv Klan