Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të hënë drejt Kosovës, kur pritet të zhvillojë disa takime me krerët më të lartë të shtetit atje.

Në një reagim në Twitter, Kryeministri thotë se ndodhet në Prishtinë për të mësuar më shumë pas aktakuzës nga Gjykata Speciale për Presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike!”, shkruajti Rama./tvklan.al