Batuta me banorët që përfitojnë banesat e reja

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që këtë të martë të ishte pranë familjeve Fusha dhe Zguri nga fshati Farkë e Madhe, teksa futeshin për herë të parë në banesat e reja. Në këtë zonë të Farkës deri tani, janë rindërtuar nga e para 126 shtëpi pas dëmeve që la në to tërmeti i Nëntorit.

Mes të qeshurash u shoqërua biseda e kryeministrit me një student të arteve, teksa ky i fundit i shprehu falenderimin për punën e bërë, edhe pse në bindje ishte i djathtë.

Studenti: Ne kemi qenë gjithmonë krah politik i djathtë, ti na ke bo nder
Edi Rama: Ça deshe djathtas ti pash nderin, ku e di ti ça është e majta – e djatha, di vetëm këmbët me lujt futboll
Student: Unë jam skulptor, një nivel më lart se ti

Batutat, Rama, nuk i kurseu as me banorët e tjerë të Farkës, sidomos kur biseda devijonte drejt ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas vlerësimeve të bëra deri më tani nga Bashkia e Tiranës, numri i shtëpive individuale që do të rindërtohen e tejkalon numrin 2000.  

Tv Klan