Qeveria merr masa ekstreme për frenimin e koronavirusit

Papërgjegjshmëria e qytetarëve të cilët refuzojnë ti binden urdhrit për të mos dalë pa nevojë urgjente nga banesat e tyre e ka detyruar qeverinë të ndërmarrë një tjetër masë ekstreme.

Duke nisur nga ora 18.00 e të hënës ndalohet rreptësishtë lëvizja e këmbësorëve në të gjithë vendin.

Kryeministri Rama njoftoi se cilido qytetar qoftë ai që do të thyejë këtë urdhër, do të gjobitet nga efektivët e policisë.

Kjo masë ekstreme erdhi si pasojë e thyerjes së urdhrit nga ana e qytetarëve për të mos dalë nga banesat, përveçse për nevojat bazë të furnizimit me ushqim apo ilaçe.

Por siç duket në këto pamje ky është një mision i pamundur për blutë e këtij qyteti.

Jo të paktë janë ata qytetarët që as duan t’ia dinë për masat e ndërmarra, duke u kthyer në këtë mënyrë kërcënim për veten dhe familjarët e tyre.

Edhe në Korçë patrullat e policisë vijojnë kontrolle në zonat urbane dhe akset nacionale, që lidhin këtë qytetet me pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës.

Patrullat kane ndërhyrë jo në pak raste për të shpërndarë njerëzit që mblidhen nëpër lulishte apo poshtë pallateve. Ndërsa në Tiranë u ndaluan shëtitjet edhe në parkun e liqenit artificial, për shkak të dyndjes se njerëzve.

Tv Klan