I ftuar të marrë pjesë në Samitin e Institutit Alb-Shkenca, që mbledh për 11 vite radhazi shkencëtarë shqiptar që jetojnë brenda e jashtë kufijve, kryeministri pa dorashka iu ofroje akademikeve vetëm mbështetje shpirtërore pasi atë financiare nga ana e qeverise shqiptare iu tha se s’mund ta kenë.

Edi Rama, kryeministër: 

E di qe gjithmonë të gjitha grupet kur mblidhet flasin për buxhetin… vendi ku mblidhen dhe qajnë hallet, apo përpiqen që të kalojnë përtej halleqarjes dhe të japin dhe një kontribut, pra, të ndjekin me, ose pa vetëdije porosinë e mrekullueshme të Nënë Terezës që thoshte: “Në vend të mallkosh errësirën, më mirë ndiz një qiri!” – prapëse prapë gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi dhe del në pah nevoja për më shumë mbështetje nga qeveria dhe përmendet buxheti. Ne nuk mundet dot t’i adresojmë të gjitha problemet tona, madje, nuk mund të adresojmë edhe një pjesë të problemeve që domosdoshmërish duhen adresuar, duke iu drejtuar vetëm buxhetit.

Kryeministri dëshmoi se ishte i vetëdijshëm për gjendjen ku ndodhet Akademia e Shkencave, por dhe krijimin e një modeli neë varësi të qeverisë ai e shikon si te papranueshëm.

Edi Rama, kryeministër: 

Nuk mund të bëjmë Akademinë Shtetërore të Shkencës. Nuk mund të bëjmë atë institucionin hijerëndë që dikton dhe përcakton se kush është kush. Por me sa më shumë fleksibilitet, liri dhe ndërveprim, duke u krijuar të gjithëve kushtet që të marrin pjesë, mund të ndërtojmë pak nga pak një sistem shkence që në radhë të parë t’i shërbejë gjërave dhe më bazike.

Për të ndryshuar të ardhmen e shkencës dhe shkencëtareve shqiptar ai sheh si zgjidhje edhe bashkëpunimin me shqiptarët e diasporës dhe për këtë tha se mund të shërbeje dhe samiti i diasporës shqiptare që ka premtuar se do ta organizoj në nëntor në Tiranë./TV KLAN