Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se brenda pak ditësh do të ketë një udhëtim në Bruksel për të takuar liderët e BE, lidhur me integrimin e Shqipërisë në union.

Rama lajmërimin e bëri gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Berat, ku tha se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe pret konferencën e parë ndërqeveritare.

Procesi i integrimit ka dy faktorë, Shqipërinë dhe BE0në. Por BE nuk është një, por është një bashkësi shtetesh që janë të ndryshme në këtë proces. Duke u nisur nga vendimi i KE, është zyrtarizuar, por hapja e negociatave formalisht është aspekti i aprovimit nga të gjitha shtetet. Por procesi i negociatave lidhet me hapin formal të konferencës ndërqeveritare dhe vazhdimi është me shumë kapitur. Këtu jemi në një fazë që e kemi parë që dinamikat e BE, dhe hallet e një vendi dhe një vendi tjetër.

Unë për veten time e kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Holandë do dëgjojmë shumë, por konferenca nuk do të ndodhë. Të shohim, Holanda është në fushatë. Patjetër që ka ndikuar shumë dhe pandemia se e ka futur në një tjetër proces.

Do jem në Bruksel në pak ditë, Do të kem kontakt me të gjitha autoriteteve. E rëndësishme është që ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Por BE ka një strukturë me dy shkallë, por integrimi lidhet dhe me situata të brendshme në shtete të caktuara”, tha Rama.

Rama: Shumë shpejt mund të rikthehen fluturimet me Britaninë e Madhe

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se kufiri me Britaninë e Madhe do të hapet së shpejti. Rama në një bashkëbisedim me qytetarët ka thënë se nuk mund të parashikohet asgjë, pasi mund të ndodhin gjëra të parashikueshme.

Më tej Kryeministri tha se do të vijohet me procesin e vaksinimit për të ecur shpejt që të kemi një avnatash për turizmin.

Mund të ndodhi që shumë shpejt të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe, nuk është e thënë në Maj. Gjërat ndryshojë dhe dinamikat janë të paparashikueshme. Ne harrojmë që të vaksinojmë intensivisht gjatë sezonit pranveror. Këtu fus dhe ambicien që kur të hyjmë në sezonin e Verës, të kemi një lehtësim nga pikëpamja e rrezikut.

Nëse do të vaksinojmë një pjesë jo të vogël brenda planit tonë që brenda 14 muajsh të kryejmë vaksinimin, do të kemi avantazh dhe veprim të madh që kemi. Po punojmë ditë natë për të siguruar dozat e nevojshme që të vazhdojmë programin e vaksinimit.”, tha Rama./tvklan.al