Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, Kryeministri Rama u shpreh ndër të tjera se dokumentari i televizionit publik Italian RAI 3 është një mënyrë sulmi ndaj kryeministres italiane Giorga Meloni në kurriz të Shqipërisë.

Sipas kryeministrit, vetë gazetari i emisionit “Report” i televizionit italian Rai3 e ka pranuar se ka gënjyer mbi faktet e dokumentarit.

Rama shkruan se gazetari italian i Rai3, Giorgio Mottola, në intervistën e tij për mediat shqiptare ka gënjyer kur thotë se Agaçi ka konfirmuar se ishte avokati i disa trafikantëve të drogës. 

Vete redaksia e emisionit Report në reagimin e saj thekson se ju dërgoi një kërkesë zyrtare për intervistë, por Edi Rama dhe Enjell Agaçi nuk kanë pranuar të japin këndvështrimin e tyre për faktet e rrëfyera para kamerave.

Për më tepër, vetëm pas shumë përpjekjeve thekson redaksia, avokati Agaçi u përgjigj pyetjeve duke u kufizuar në përgjigje në mënyrë lakonike. Ata kanë publikuar përgjigjet e dhëna përmes e-mailit që mbajnë datën 5 Prill 2024.

Klan News