Kryeministri i është përgjigjur kreut të opozitës Lulzim Basha lidhur me akuzat  e tij për raportin e Departmaentit Amerikan të Shtetit, ku tha se ekonomia po vdes përditë si pasojë e plaçkitjes nga Rama dhe një grusht oligarkësh.

Rama nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se :

Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër qeverisë🧐Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun🤭Do pushtetin e thotë kur ishim më keq ishim më mirë🤥Po do s’do ajo seli plagët po luftohen sot si kurrë më./tvklan.al