Rama: Po ndërtojmë rrugë me standarde të larta

Kryeministri inspekton rehabilitimin e aksit Shkodër-Muriqan

12 kilometrat e aksit Shkodër-Murriqan, që të çojnë në doganën me Malin e Zi, iu nënshtruan rindërtimit, por jo zgjerimit. Për rrugën me 2 korsi, me fondet e Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes u investuan 1.5 milionë euro.

“Është rehabilitimi i shtresave komplet, sidomos sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, plus veprave të artit, se kjo rrugë ka qenë problem me tubinat, me kanalet anësore, një histori 25-vjecare e pavënë dorë”, tha kreu i ARRSH.

Kryeministri, që e inspektoi përfundimin e këtij aksi që përfundoi për 4 muaj, pavarësisht parashikimit 6 mujor, thotë se qeveria e tij po ndërton rrugë me standarde, ndryshe nga paraardhësit.

“Programi Kombëtar i Mirëmbajtjes, për herë të parë është program mirëmbajtjeje, se deri dje ka qenë program grabitjeje dhe program gallate. Absolutisht s’ka pasur mirëmbajtje rrugësh, por vetëm hidh pluhur sipër dhe ik. Pas kësaj do të jetë shumë më e qartë dhe shumë e lehtë për të vazhduar për të mirëmbajtur mbi këtë bazë, se është ndërtuar me standarde të larta dhe faktikisht është një mirëmbajte e thellë. Ky është rindërtim rruge, nuk është mirëmbajtje, në kuptimin që u hap një gropë dhe u vu një shtresë”, tha Rama.

Segmente të tjera ku Autoriteti Rrugor ka ndërhyrë në qarkun e Shkodrës janë Mergushë-Mjedë, rruga e Tamarës, Gurrë i Zi deri në Mjedë, ndërsa projekti nga Mjeda në Fushë Arrëz ka përfunduar dhe pritet zbatimi.

Tv Klan

Kategori
EkonomiTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione