Edi Rama ka reaguar pas fotove të bëra publike nga Lulzim Basha në takimin me qytetarët në Durrës. Sipas kryeministrit, Basha ka rrezikuar shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një plakë gramafoni.

“Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni”, shkruan Rama në Twitter, ndërsa bashkëngjitur ka vendosur një foto nga takimi i PD-së.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në zonën e kënetës në Durrës këtë të shtunë. Ai tha se u takua me qytetarë të ndryshëm, ndërsa siç shihet nga fotot, në takim kanë qenë të pranishëm shumë qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të evitohen grumbullimet masive për shkak të pandemisë./tvklan.al