“Për momentin nuk ka paketë të tretë”
Duke iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve që i kishin dërguar mesazhe online, Kryeministri Edi Rama e përjashton një mbyllje të dytë të vendit derisa shifrat ta lejojnë një gjë të tillë.
“Nuk jam unë që ju kam mbyllur herën e parë dhe as nëse do t’ju mbyll larg qoftë. Sot nuk shoh një mbyllje në horizont. Por nëse nuk bëjmë detyrën, kjo do të vijë siç po vjen në disa vende. Prandaj duhet të respektoni masat”, tha Rama.
Rama u shpreh se për momentin nuk është mundësia që të krijohet një paketë ekonomike.
“Për momentin nuk kemi parashikuar një paketë të tretë, nëse nuk do duhet të mbyllemi sërish. Ki besim që gjërat do të shkojnë mirë dhe më e mira është para nesh”, tha Rama.
Kreu i qeverisë thotë se nga Janari do të hyjnë në fuqi të gjitha lehtësitë e premtuara për biznesin e vogël që zerojnë tatim fitimin dhe TVSH-në.
Tv Klan