Bisedohet për problemet e pazgjidhura

Ka nisur rreth orës 18:00 në ambientet e Bashkisë së Fierit takimi i Kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të naftëtareve të Ballshit. Në takim është i pranishëm edhe kreu i parlamentit Gramoz Ruçi, që është edhe deputet i këtij qarku.

Naftëtarët kanë zgjedhur një grup me 8 përfaqësues mes të cilëve edhe kreu i sindikatës së tyre. Gjatë paradites gratë naftëtare ndërprenë grevën për t’u dhënë mundësi nisjes së bisedimeve.

Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës në uzinë.

Tv Klan