Transformimi i metropolit në një libër me fotografi

Ndryshimet që ka pësuar Tirana nga vitet ‘90 deri tani janë dokumentuar në një libër album me fotografi të shkrepura nga ajri me bashkautor kryeministrin Edi Rama dhe Alket Islamin.

Pas shfaqjes se dokumentarit, kryeministri Edi Rama tha kush nuk e ka jetuar Tiranën e prag viteve 2000 nuk ka se i beson që këto foto janë kryer foto janë kryer rrugëve të saj në atë kohë.

“Nëse sot ne ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit nga kryeqytetet më të bukur të Europës e patjetër, pa diskutim duhet të jetë metropoli më atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti europian i gjithë rajonit tonë”, tha ai.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj vlerësoi se sot Tirana është një qytet destinacion.

Çfarë udhëtimi dhe rrugëtimi fantastik ka qenë për që punojmë në Bashkinë e Tiranës”, tha Veliaj.

Pamjet e Tiranës e viteve ‘90 deri tek rrokaqiejt e shekullit të ri siç e cilëson edhe vetë Rama u shpalosën për publikun edhe përmes opinioneve të arkitektëve më të njohur ndërkombëtarë, të cilët e shohin tashme kryeqytetin  si një metropol modern.

Tv Klan