Basha: Poshtërim për Partinë Socialiste

Të parin reagim për atentatin e së premtes kryeministri Rama e bëri pas arrestimit të Redjan Rrajës, i dyshuar si njëri nga atentatorët. Në një postim të shkurtër në Twitter, që vjen 4 ditë pas ngjarjes, mesazhet janë të forta, me vlerësime për policinë e paralajmërime për kriminelët e njerëzit e drejtësisë që rezultojnë të lidhur me krimin.

Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu deri në fund zero tolerancë.”

Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, arrestimi i Redjan Rrajës është tregues i luftës së bandave në pushtet, me pasoja për vetë Partinë Socialiste dhe qytetarët.

“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet dhe është tregues i qartë  nevojës për ndryshim të menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme, të cilat duhet të prodhojnë një qeveri dhe një parlament për interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale siç tregon qartë edhe arrestimi sotëm.”

Për ngjarjen reagoi edhe deputeti socialist Rrahman Rraja, i cili tha se me te arrestuarin kishte vetëm lidhje të largëta dhe se nuk kishte kontakte me të.

Tv Klan