Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për  të gjithë socialistët, në 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Në një postim në mediat sociale, Rama uron të gjithë ata që i kanë dhënë e japin Partisë Socialiste, diçka sado e vogël që të jetë ajo.

Po ashtu ai uron dhe të gjithë ata që zotohen se do vazhdojnë përpjekjet që PS të bëhet me e mirë.

MIRËMËNGJES dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS-së diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë“, shkruan Rama.

Ky urim i  Ramës në 30-vjetorin e PS bëhet pa orë para mbajtjes së Kongresit, në të cilin do të bëhet analiza e zgjedhjeve të 25 Prillit, pritet shpallja e programit “Shqipëria 2030” dhe hapja e garës brenda partisë./tvklan.al