Rama: Heqja e TVSH për biznesin e vogël, vendim historik



Rama: Heqja e TVSH për biznesin e vogël, vendim historik

15:52 22/09/2020

“U rrit punësimi dhe numri i ndërmarrjeve të reja”

Kryeministri ka ndërmarrë një fushatë përgënjështrimi për të gjitha akuzat e opozitës për rrënim të ekonimisë dhe bizneseve për shkak të politikave të gabuara fiskale.

I shoqëruar nga dy ministrat Denaj dhe Ahmetaj, Rama e nis analizën e tij 7 vite më parë kur mori drejtimin e qeverisë dhe e krahason me situatën e trashëguar nga demokratët.

“Kjo është pasqyra e vërtetë e Shqipërisë që bën biznes”.

Vendim historik për sipërmarrësit e vegjël vlerëson heqjen e TVSH për bizneset deri 10 milionë Lekë xhiro dhe tatim-fitimit për ata me xhiro vjetore 14 milionë Lekë.

“Vijmë në këtë moment që është historik për biznesin e vogël, zero taksë, zero TVSH deri në 10 milionë Lekë të reja dhe zero taksë e TVSH vetëm nga 10-14 milionë Lekë të reja”.

Rama përgënjeshtron se nën qeverisjen e tij papunësia është rritur dhe sjell shifrat krahasuese.

“Në 2012 ne gjetëm 450 mijë të punësuar. Sot në regjistrin e fundvitit 2019, 698 mijë. Pra 55% më shumë të punësuar”.

Të njëjtën gjë bënë dhe për bizneset e reja të regjistruara.

“Numri i ndërmarrjeve nga viti 2014 deri në vitin 2018 është rritur me gati 30 mijë, pak më pak se 30 mijë”, tha ministri Ahmetaj.

Rama premton se ballafaqimin e shifrave do ta bëjë në mënyrë periodike në konferenca për shtyp dhe takime me qytetarët.

Tv Klan




Të ngjashme