Krahas operacioneve për kërkimin e të tjerë të mbijetuarve, në Itali zhvillohet debati për përgjegjësit e tragjedisë së shembjes së urës së Xhenovës që i mori jetën 39 personave, mes tyre edhe dy shqiptarë.

Mediat italiane kanë publikuar një raport që mban datën 23 Tetor 2017, që garanton sigurinë teknike të urës “Morandi”. Raporti është hartuar nga një vlerësues i mbrojtjes civile, i cili shprehet se për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e urës kishte marrë garanci nga inxhinieri i firmës private koncensionare që drejtonte kontrollin e infrastrukturës së autostradave të zonës Stefano Mariljani. Vlerësuesi shprehet në raport se ishte takuar personalisht me inxhinierin pas shqetësimit që banorët e ndërtesave poshtë urës i kishin shprehur atij për rrezikun e shembjes së urës.

Lidhur me shkaqet e shembjes së urës, hipoteza që qarkullon më së shumti në mediat italiane është ajo e shkëputjes së njërës prej kavove të çelikut në këmbën e urës që u shemb të martën. Dyshime ka se kavo ishte vjetëruar dhe nuk po e përballonte më presionin e mbajtjes së urës.

Pas deklaratës së konçensionarit privat “Autostrade per l’Italia” se mund ta rindërtojë urën Morandi brenda 5 muajve, inxhinerët që e njohin objektin thonë se kjo është e pamundur. Njëri prej tyre, Antonio Brençiç tha për mediat se ura do të paktën 4 vite të ngrihet, por mjaft kohë kërkon edhe shembja e pjesës që qëndron akutalisht më këmbë, një proces që sipas tij është tepër i vështirë, pasi nën të ka dhjerëra objekte.

Tv Klan