Shqipëria plotëson pjesën më të madhe të treguesve sipas OECD

Shqipëria renditet e para në rajon sa i përket qeverisjes dixhitale, duke lënë pas vende si Serbia e Mali i Zi.

Një raport i publikuar nga “Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim” krahason arritjet e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e qeverisjes dixhitale, ku vendi ynë renditet më i vlerësuari nga 6 shtetet e rajonit, duke plotësuar pozitivisht numrin më të madh të treguesve.

Pas Shqipërisë renditet Serbia, e cila plotëson 6 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nëntreguesit, e pasuar nga Maqedonia e Veriut.

Përveç Bosnje-Hercegovinës, të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë të zhvilluar një strategji kombëtare të qeverisjes dixhitale.

Raporti vëren se sa i përket listës së shërbimeve elektronike, Shqipëria e ka atë të disponueshme dhe publikon në mënyrë periodike statistika te qeverisjes elektronike, përfshirë numrin e përdoruesve të regjistruar, përdorimin e shërbimeve nga qytetarët dhe bizneset.

Ekzistenca e shërbimeve të automatizuara shtetërore është mënyra më efikase për të reduktuar korrupsionin, burokracitë dhe inefiçencën e administratave publike, thuhet në raport. Për këtë arsye, qeverisja dixhitale është shndërruar në një koncept bazë të mirëqeverisjes në kohët moderne.

Tv Klan