Përbërësit:

500 gr patate

100 gr parmigiano

100 gr panna për kuzhinë

50 gr djath i tymosur

20 gr domate të thara

2 vezë

kripë

vaj

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë patatet dhe i vendosim në një tenxhere që të ziejnë. Grijmë domatet e thara bashkë me gjethet e borzilokut, majdanozit, djathin e tymosur dhe parmixhanon dhe më pas i frulojmë bashkë. Për përgatitjen e kremit marrim panën e kuzhinës e hedhim në një tenxhere, shtojmë pak ujë, sapo të nxehet shtojmë djathin e grirë.

Patatet e ziera i shtypim shtojmë djathin parmixhano, vezët, pak arrë moskat, pak miell dhe pak niseshte dhe i përziejmë derisa të formohet një masë në formë brumi. Brumin e bëjmë në formë rrumbullake dhe i mbushim me masën që bëmë me domatet e thara, djathin e tymosur dhe parmixhanon. I mbyllim dhe i ziejmë në tenxhere për 1 minutë. Më pas vendosim në pjatë kremin dhe mbi të raviolit.

/tvklan.al