Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama në drejtim të kryebashkiakut të Kavajës Isa Sakja se vizioni i tij është ndërtimi i pallateve dhe jo ambienteve për komunitetin ka reaguar Partia Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i saj, Gazment Bardhi, thotë përmes një postimi në Facebook se kjo akuzë është një shpifje e ulët nga dikush që ndërtimin e pallateve pa kriter e bëri filozofi të qeverisjes lokale në të gjithë Shqipërinë.

Bardhi thotë se kryeministri bën mirë që të ftojë për një vizitë në Durrës prokurorët, e më pas në Tiranë dhe në Elbasan, sesi në Kavajë është zhdukur modeli se cila bandë është në radhë për të marrë lejen e ndërtimit.

Tv Klan