Real e Atletico në sulm për Hysaj, shqiptari në dilemë për të ardhmen




Real e Atletico në sulm për Hysaj, shqiptari në dilemë për të ardhmen

23:56 05/05/2021

E ardhmja e Elseid Hysaj mbetet ende në ajër. Mbrojtësi shqiptar është në skadencë kontrate me Napolin në fund të sezonit dhe largimi nga stadiumi “Diego Armando Maradona” duket më shumë se i vendosur tashmë.

Megjithatë, në dilemë është skuadra e tij e ardhshme, me Hysaj që kërkohet nga gjysma e skuadrave më të mira të kontinentit. Nga Italia në Angli, shumë ekipe kanë shfaqur interes për shkodranin.

Por duket se në valle janë futur edhe 2 skuadrat spanjolle dhe jo dosido. Mediat iberike aludojnë se për Hysaj ka interes edhe nga dy ekipet e Madridit, Real dhe Atletico.

Menaxheri argjentinas i Atletico Madrid, Diego Simeone është një tifoz i futbollistit shqiptar dhe për këtë nxiton të firmosë me 27-vjeçarin. Kartoni i Hysaj vlerësohet me 14 milionë euro në treg dhe një goditje loë-coast do ishte e mirë për këdo skuadër. Këtë sezon, Hysaj është aktivizuar në 25 ndeshje, duke dhuruar dhe 3 asiste.

Klan News





Të ngjashme