Në kupën ë mbretit Real Madrid ndaj Fuenlabvrada është paraqitur me shumë rezerva.

Në vend të titullarëve janë aktivizuar ata të ekipit B meqenëse përballë ishte një kundërshtar modës. Por në përfundim të takimit, plani B, u konvertua në C madje edhe D. Një vështirësi dhe pamundësi e futbollistëve të stolit të realit që nuk dolën në lojën e tyre, të paktën krahasuar me ekipin e parë.

U pritën shumë gola dhe spektakël por Real Madrid mundi të fitojë vetëm 2 penallti me polemika dhe të sigurojë fitoren 2-0. I vetmi që ra në sy nga lojtarët e ekipit të parë ishte Assensio të cilit iu besua 11-metërshi i parë në minutën e 63. I dyti erdhi në minutën e 79 nga Lucas Vasquez.

Ndeshja e kthimit në Bernabeu mund të mendohet si shëtitje për madrilenët nëse aktivizohet ekipi i parë.

Tv Klan