Real Madrid eliminohet nga Kupa e Mbretit në fazën çerekfinale. Barazimi 2 – 2 me Celta Vigo nuk i mjaftoi madrilenëve që takimin e parë e kishin humbur me rezultatin 2 – 1 në “Santiago Bernabeu”.

Cristinao Ronaldo shënoi një nga golat, por kjo nuk mjaftoi për Real që duhet të heqë dorë nga një trofe. Në gjysmëfinale u kualifikua Atletico Madrid që barazoi 2 – 2 me Eibar. Javën e kaluar ekipi i Simeone kishte fituar me rezultatin 3 – 0.

Një mbrëmje për tu harruar edhe për Liverpool. Skuadra e Klopp u largua nga Kupa e Ligës së Anglisë pas humbjes 1 – 0 me Southampton, i njëti rezultat si në takimin e parë gjysmëfinal. Goli u shënua në çastet e fundit nga Shane Long.

Southampton pret finalistin tjetër që do të dalë nga përballja Hull City – Manchester United, që do të luhet sot në orën 20:45./ TV KLAN