Real Madrid mbetet 4 pikë larg



Real Madrid mbetet 4 pikë larg

13:16 06/07/2020

Barcelona kthehet te fitorja në kampionat

Real Madrid arriti fitoren e shtatë radhazi duke mbajtur sërish Barcelona 4 pikë larg. Madrilenët fituan 1-0 sfidën në fushën e Athletic Bilbao. Penalltia e kapitenit Sergio Ramos në pjesën e dytë vendosi përballjen.

Një hap tjetër drejt titullit kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në fund të kampionatit, por duhet kujdes pasi Barcelona u kthye te fitorja. Skuadra katalanase triumfoi 4 – 1 në fushën e Villarreal.

Ndeshja u hap me autogolin e Pau Torres në minutën e tretë, ndërsa Gerard Moreno barazoi përkohësisht rezultatin për vendasit. Barcelona e mbylli pjesën e parë në avantazh 3-1 me golat e Suarez dhe Griezmann të ndihmuar nga pasimet e kapitenit Messi.

Në minutat e fundit të Ansu Fati vulosi suksesin e Barçës. Kampionati mbetet ende i hapur, pasi janë edhe 12 pikë në lojë.

Tv Klan




Të ngjashme