Edhe pse u duk se e mblodhën mendjen dhe vendosën t’i rikthehen fitoreve, futbollistët e Real Madrid nuk patën sukses ndaj Numancias.

Në ndeshjen për kupën e mbretit barazuan 2-2 megjithatë falë fitores 0-3 në sfidën e parë u kualifikuan për në çerekfinale. Zidane luajti sërish me rezervat. Golat për madrilenët u shënuan nga Lucas, nga një në çdo pjesë.

Chelsea dhe Arsenali barazuan 0-0 në sfidën për Kupën e Ligës duke e lënë të hapur kualifikimin për në finale në ndeshjen e kthimit. Conte kishte aktivizuar lojtarë të tjerë, por gjithsesi Arsenal nuk arriti të përfitojë.

Në Francë PSG, Rennes dhe Montpellier janë tre skuadrat e tjera që i bashkohen Monacos në gjysmëfinale të Kupës së Ligës.

Parisienët triumfuan me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Amiens me golat e Neymar me penallti dhe Rabiot në pjesën e dytë. Montpellier kaloi falë një goli të Mbenza në minutat e fundit, ndërsa Rennes mposhti 4-2 Toulouse.

Tv Klan