Reformatorët konferencë për situatën energjitike – (20 Nëntor 2000)




Reformatorët konferencë për situatën energjitike – (20 Nëntor 2000)

14:58 20/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Partia Demokratike, Lëvizja Reformatore, këtë herë është mbledhur të diskutojë mbi problemet energjetike. Shqetësimi më i fundit i tyre është ai që rëndon mbi të gjithë popullatën, orët e shtuara pa drita. Për këtë problem, krerët e reformatorëve, si shkaktarë kryesor shohin menaxhimin e keq të KESH-it.

Ferdinand Xhaferri:- “Afro 1.2 miliard metra kub ujë nuk kanë ditur të administrohen, ose më saktë janë derdhur pa destinacion. Brenda tre viteve të fundit struktura e KESH-it, ka ndryshuar katër herë. Gjë që vetëm drejtim kompetent nuk mund të afrojë dhe njëkohësisht KESH-i punon akoma me konceptin e emergjencës, për të trajtuar vetëm çështje të ditës dhe i mungon një strategji”.

Reformatorët kërkojnë debat parlamentar dhe kanë thirrur në interpelancë kryeministrin Meta./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti





Të ngjashme