“Do të ishte bukur të mundnim Italinë”

Pas kualifikueseve për Ligën e Kombeve trajneri i Kombëtares Edi Reja ka vlerësuar të gjithë futbollistët e përfaqësueses shqiptare. Në një intervistë në “Radio Rai”, Reja tha se të gjithë kanë kaluar pritshmërinë por veçoi Sokol Cikalleshin si më të mirin e momentit.

Më i miri për momentin është Cikalleshi. Është qendërsulmuesi, është ai që me zgjidh problemet, shpesh dhe me shumë dëshirë. Nuk shënon shumë në skuadrën e tij në Turqi, por kur vjen tek ne gjen rrjetën. Për momentin është ai që po më jep më shumë kënaqësi, pa i hequr asgjë të tjerëve, sepse është një grup djemsh shumë të zotë dhe po i tejkalojnë pritshmëritë me një rendiment të lartë”.

Tashmë në Ligën B të Ligës së Kombeve, Shqipëria mund të jetë në grup për kualifikueset Kampionatin Botëror edhe më Italinë. Reja u pyet se si do të ishte të fitonte kundër kësaj skuadre.

“Mund të na qëllojë, në grup për botërorin, edhe Italia. Nuk i dihet, sepse është e Grupit A, por ndoshta edhe Franca, Gjermania apo Anglia. Në jemi të zotët por ishim në Ligën C deri para pak ditësh, tashmë jemi një Ligën B, duhet të shkojmë në A ndoshta pas 3 apo 4 vitesh. Do të ishte bukur ti vinim stërkëmbshin Italisë, do të thoshte që Shqipëria është rritur shumë në këtë periudhë.”

Tekniku ka shpjeguar që puna e tij nuk konsiston vetëm tek përgatitja e ndeshjeve por edhe në monitorimin e vazhdueshëm të futbollistëve shqiptarë në mbarë Evropën.

Në Itali ka 13 mijë futbollistë shqiptarë të federuar duke nisur nga sektorët e moshave dhe deri në Serie A. Kërkimi jonë është në të tilla nivele. Teknologjia na lejon të monitorojmë lojtarë që prej moshës 14 vjeç. Jemi në kërkim të talenteve”.

Në bashkë punim me Federatën e Futbollit, mandati i dytë i Edi Rejas parashikon edhe ngritjen e një grupi pune për kurse specializimi për të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave si dhe stafet e tyre teknike.

Tv KLan