Shiriti i kapitenit mbajtur nga Ronaldo shitet për 64 mijë euro

Shiriti i kapitenit që Cristiano Ronaldo hodhi në fushë në ndeshjen Serbi-Portugali më 27 Mars në Beograd është shitur në ankand për shifrën rekord të 64 mijë eurove.

Zemërimi i sulmuesit portugez për një gol të anuluar shtyu Ronaldon që të hidhte shiritin në tokë.

Kjo bëri që një zjarrfikës i gjendur në stadium të merrte shiritin dhe ta nxirrte në ankand për qëllime humanitare.

Shifra prej 64 mijë euro, do të përdoren për të siguruar kujdes mjekësor për një fëmijë gjashtë muajsh serb që vuan nga atrofia muskulore kurrizore dhe që ka nevojë për ndihmë mjekësore jashtë vendit.

Klan News