Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk ka ndryshuar pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin Dhjetor. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja gjenden në vend të 66, ashtu siç edhe ishin pozicionuar në Nëntor. Edhe Kosova vazhdon që të mbajë vendin e 111-të, si një muaj më parë.

Pas Shqipërisë është Maqedonia e Veriut, e 67, që po ashtu nuk ka asnjë ndryshim krahasuar me një muaj më parë. Nga rivalët e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, më lart pozicionohet Rusia, që mban vendin e 34, ndërsa Islanda gjendet e 62. Izraeli është përmirësuar me një pozicion nga muaji Nëntor, duke shkuar në vend të 78.

Për vitin e katërt radhazi, Belgjika e mbyll në vend të parë, edhe pse vetëm 2.1 pikë më shumë se Brazili. Podiumin e plotëson Franca në vend të tetë. Anglia është në vend të katërt, Italia e gjashta ndërsa Gjermania në vend të 12 në renditje. Kanadaja zgjidhet  “Ekipi më i përmirësuar i vitit”.

Klan News