Gjykata e Fierit vendos një tjetër masë “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje

Rëndohet akuza për Albert Zajën të arrestuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier. Gjykata e këtij qyteti ka vendosur një tjetër masë arrest me burg për të për armëmbajtje pa leje.

Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa të rrepta me praninë e shumë forcave policore. Kjo ishte hera e dytë që Zaja del para togave të zeza të Fierit.

Më herët ai u la në qeli si autor i dyshuar i ekzekutimit të 42-vjeçarit Kastrati në 1 Shkurt të këtij viti.

Për këtë ngjarje vijojnë që të jenë në kërkim 3 personat e tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasje. Në arrati mbeten Elson Xheçuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa.

Klan News