Agim Gjata iu përgjigj me armë thirrjeve për t’u dorëzuar

Ky është Agim Gjata, 49-vjeçari i cili hapi zjarr ndaj forcave të Policisë në Shkodër, të cilat kishin organizuar një operacion për kapjen e tij.

Këto janë shenjat e plumbave që qëlloi në drejtim të uniformave blu, të cilët në mënyrë të vazhdueshme i bënë thirrje 49-vjeçarit për t’u dorëzuar.

Është dashur ndërhyrja e forcave speciale RENEA, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e Gjatës në banesën e tij në Vaun e Dejës. Ai konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Këto janë momentet gjatë operacionit të arrestimit të 49-vjeçarit, në banesën e të cilit gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan një kallashnikov, me të cilin hapi zjarr dhe ndaj policisë, një pistoletë dhe një palë dylbi.

Agim Gjata është një emër i njohur për drejtësinë pasi më herët ai ka qenë i dënuar për vrasje.

Tv Klan