Ka sjellë replika mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Grupit Parlamentar demokrat paraqitja e Olsi Ramës në SPAK.

Gazmend Bardhi tha se Olsi Rama konfirmoi gjithçka që ai kishte denoncuar për të, por sipas tij gënjeu që e ka përdorur vetëm 1 herë makinën që përdornin disa trafikantë drogë.

Por kryeministri Rama reagoi duke thënë se Bardhi nuk kishte bërë kallëzim për vëllain e tij, ndryshe nga sa kishte deklaruar publikisht.

“Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallëzim që nuk ekziston! Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehrin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallëzimin e paqenë”, shkruan kryeministri në platformën X.

Tv Klan