Replikat në Opinion, Vasili-Hajdarit: Do pushosh apo…


Replikat në Opinion, Vasili-Hajdarit: Do pushosh apo…

23:43 14/01/2020

Mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është përplasur me deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari.

Ndërsa po diskutohej për tryezën e zhvilluar sot mes PS-PD-LSI për Reformën Zgjedhore, në të cilën ishte e pranishme dhe zonja Hajdari, kjo e fundit hodhi akuza mbi palët duke thënë se çdo marrëveshje politike që është bërë mes tyre ka qenë një  mashtrim për shqiptarët.

Ajo u shpreh se arsyeja që u përfshi në atë proces është për t’u siguruar transparencë shqiptarëve.

Nga ana tjetër Vasili i ka kërkuar që të ulë zërin dhe të qetësohet, duke iu drejtuar disa herë me fjalën “pusho”.

Petrit Vasili: Zonja Hajdari ka lindur nga ky sistem si mund ta monitorojë atë…

Rudina Hajdari: Pikërisht se vetëm brenda sistemit mund të ndryshosh diçka…

Petrit Vasili: Mos na bëj zhurmuesin… lere moj se s’të shkon kjo zhurmë këtu, pusho… pusho… qetësohu. Ore do pushosh apo s’do pushosh? Zonja është produkt i këtij sistemi dhe nuk mund të jetë garante…

Rudina Hajdari: Po lere se s’të pi ujë ky argument.

Petrit Vasili: Ky mision është një mision i pamundur, sepse zonja Hajdari mori një pozicion që moralisht është i papranueshëm për ne, që qënkërka vëzhguesja, ka monopolin e ndershmërisë absolute dhe vëzhgon ne tre të tjerët…

Rudina Hajdari: Kur flisni ju për moral, këtu unë e lë debatin fare.

Petrit Vasili: Një zonjë që është pjellë e këtij sistemi, nuk e ka këtë mision…

Rudina Hajdari: Unë kam qenë pjesë e PD që kur kam lindur.

Petrit Vasili: Moj po lere se kemi lindur para teje ne, po lere tashi…

Rudina Hajdari: Nuk jam nga ato ardhjet që mendon ti…/tvklan.al

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi