Shqipëria pati përmirësime në fushën e lirisë së mediave, megjithatë probleme ka me vetëcensurimin në favor të qeverisë. Vlerësimin e jep raporti i organizatës “Reporterët pa kufi” për vitin 2018 që e rendit Shqipërinë të 75-ën mes mes 180 vendeve të botës.

80% e gazetarëve në Shqipëri, sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, e kanë humbur besimin tek e ardhmja e tyre profesionale. Raporti thekson se gazetarët përballen me një klimë fyerjesh, ndër të tjerë edhe nga Kryeministri Edi Rama që i ka quajtur ata “mbeturina”, “helme” dhe “armiq publik”.

Kosova ka bërë përmirësime por nuk lihen pa përmendur fyerjet e Kryeministrit Haradinaj ndaj gazetarëve. Raporti vëren se klima e urrejtjes ndaj gazetarëve u shtua, veçanërisht në Europë. Përkeqësim me lirinë e shtypit kanë 4 vende, mes të cilave Serbia, për shkak të shtimit të sulmeve ndaj gazetarëve anti-qeveritarë, duke e bërë vendin të pasigurt për ta.

Me 11 vende u zhvlerësua Çekia ku si shembull merret rasti i Presidentit Milosh Zeman, i cili në një konferencë për shtyp paraqiti një kallashnikov me mbishkrimin për gazetarët. Rënie të fortë me 18 vende pati Malta pas vrasjes së gazetares Dafne Galisia, por edhe Sllovakia me 10 vende, ku u vra gazetari Jan Koutsiak

Kryesimin e renditjes së Reporterëve pa Kufij për 2018-ën e mbajnë Norvegjia e Suedia, ndërsa në fund renditen Eritrea e Koreja e Veriut.

Tv Klan