Shume fshatra në Maliq e Voskopojë janë të izoluar. Rrugët janë të bllokuara nga trashësia e dëborës që arrin nga 70 centimetra deri në 2 metër.

Sipas autoriteteve, akset nacionale kalohen me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë.

Lëvizja është e vështirë edhe në qytet ku trashësia e borës arrin deri në 30 centimetra. Ndërkohë, probleme ka edhe në furnizimin me energji elektrike në shumë zona.

Probleme ka edhe në veri të vendit. Rrugët kalohen vetëm me zinxhirë ndërsa këto janë pamjet kur bëhet pastrimi i ngricës dhe bëhet kriposja.

Probleme pati edhe në Lezhë nga bora dhe prezenca e ngricave. Rrugët qarkullohen me vështirësi.

Gjendja është përmirësuar disi në Llogara. Gjatë natës, është hedhur kripë dhe rruga është e kalueshme.

Reshjet e borës zbardhën edhe qytetin e Durrësit. Këto janë pamjet me dron nga qyteti bregdetar ku trashësia e borës arriti deri në 15 centimetra. Ndërkohë, mbetet i bllokuar lundrimi në det për shkak të dallgëve dhe erës.

Klan News