Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

Defektet raportohen në disa fidera të NST Kashar, Qendër dhe Traktora.

Për shkak të defekteve, aktualisht kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi “Migjeni” Kashar, rrugët “Azem Meshi” dhe “Engjell Mashi”.

Në zonën Ali Demi raportohet për dëmtim rrjeti nga palë të treta. Pa drita janë zonat rreth “tregu elektrik”, “burgu i grave” dhe rruga “Sali Nivica”.

Grupet e OSSH Tirana 1 dhe Tirana 2 ndodhen në terren, por moti i keq ka vështirësuar punën e tyre duke sjellë vonesa në riparimin sa më shpejt të avarive. /tvklan.al