Ish-Presidenti i Republikes Rexhep Meidani si dhe ish-kryeministri Ilir Meta zhvilluan sot pasdite një takim me euro-socialistët elbasanas. Në qendër të takimit ishte situata e fundit në kupolën rozë në prag të Kongresit të PS-së. Në fjalën e tij ish-presidenti Meidani theksoi se, më shumë se kurrë, në krye të PS-së po vihen re veprime unitariste

Rexhep Meidani: “Gjëja e parë që unë do kërkoja nga drejtimi i partisë por edhe nga drejtimi i qeverisë është se, si është problem i një konflikti të interesit . Pra, me fjalë të tjera , sa ministra, zëvendësministra, drejtorë , prefektë , e të tjera, por tani kemi edhe kryetarë bashkie, janë në konflikt me interesat e tyre, ose ndryshe pjesët e tyre përfaqësojnë edhe sipërmarrjen private”.

Më kritik ndaj qeverisë dhe kreut të saj Fatos Nano ka qënë ish kryeministri Ilir Meta. Problemi i autoritarzimit dhe i personalizimit, i shfaqjes së monopoleve, i ka shkaktuar një kosto të madhe politike dhe ekonomike partisë dhe vendit, ka thënë ai.

Ilir Meta: “Është ky kurs drejtimi, i cili vitin e shkuar i dha si faturë buxhetit të shtetit gati 100 milionë dollarë deficit, pra mosrealizim i të ardhurave që ishin të planifikuara. Është pikërisht ky kurs drejtimi, të cilin kemi kohë që po përpiqemi që ta ndryshojmë, i cili deri tani ka gati 60 milionë dollarë deficit dhe deri në fund të vitit pritet që të shkojë në 100 milionë dollarë , pra mosrealizimi i të ardhurave të planifikuara për këtë vit”./tvklan.al