Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram bëri të ditur arsyen pse nuk shfaqet asnjëherë e qeshur në postimet e saj në Instagram.

Rezarta tregon se pas çdo fotoje të saj fshihet një sherr i madh nga pas kuintave. Shkak është fakti se bukuroshes askush nuk i bën një foto të bukur dhe pas shumë fotove të realizuara, fytyra e saj e ka humbur buzëqeshjen.

E dini pse unë nuk qesh asnjëherë në foto? Sepse pas çdo fotoje time, fshihet një super sherr nga pas kuintave. Fjalia fillon me: Si është e mundur, unë fotografoj të gjithë, mua s’më shkrepet një foto e hajrit. Dhe në fund pas një lufte, më në fund me zor më shkrepet një foto dhe kuptohet që fytyra ime është kështu“./tvklan.al