Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën “Për reformën e politikës shtetërore për diasporën”; një dokument i hartuar me propozim të Nënkomisionit parlamentar për Diasporën.

Rezoluta është një dokument i rëndësishëm për avancimin e angazhimeve të Shqipërisë për bashkëpunimin me Diasporën dhe rritjen e aksesit të saj në zhvillimin e vendit.

” Kuvendi i Shqipërisë vlerëson si të nevojshme diskutimin dhe vlerësimin periodik të çështjeve që kanë të bëjnë me diasporën dhe interesat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Ai konsideron se në kushtet e reja sociale dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian, dallimet e shtetasve, të cilët jetojnë “jashtë” dhe “brenda” vendit, janë ngushtuar. Ato kërkojnë përgjigje ligjore dhe administrative të duhura. Diaspora është pasuria kombëtare e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë është i përkushtuar që kjo të kthehet në një realitet të prekshëm nga qytetarët që 

kanë votuar apo që do të votojnë nesër për të ardhmen e përbashkët”, 

thuhet ndër të tjera në projekt rezolutën e miratuar të hënën.

[embeddoc url=”http://www.diaspora.gov.al/wp-content/uploads/2018/07/PROJEKT-REZOLUTE.pdf”]

/tvklan.al